Flash News

Ditari i Opozitës

"Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelë", Basha vijon vizitën në Elbasan; takohet me qytetarët dhe bizneset

"Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelë", Basha vijon
Basha me qytetarët në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Elbasan me rastin e festës së Ditës së Verës. Ai ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët dhe bizneset, ku është njohur nga afër me shqetësimet e tyre.

Në vijim të vizitës së tij, kryedemokrati ka dhënë një tjetër pronocim për gazetarët. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se provokoi qytetarët. Ndërsa e akuzoi se ka lidhje me banditët, kryedemokrati i bëri thirrje Ramës të heqë dorë nga shoqërimi me kriminelë.

“Është për të ardhur keq që dhe javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndom këto 8 vite ai provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Koha kur qyteti dhe qytetarët ishin nën hyqmin e kriminelëve ka marrë fund. As nuk do të na trembë e as nuk do të ndalë dot, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi e presin.

Kudo që do të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje, do të shohësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dot më. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët, me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur. 25 prilli do jetë dita e fitores së shqiptarëve, dita e ndryshimit dhe shpresës siç është kjo Ditë e Verës. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen, Shqipëria dhe Elbasani do të fitojë“, deklaroi Basha.

Basha është i shoqëruar nga drejtuesi politik për këtë qark, Gazmend Bardhi dhe kandidatët e tjerë për deputetë në Elbasan.

Të fundit