Flash News

Ditari i Opozitës

Hiqen dyert e blinduara, banerat dhe logot, si duket sot selia blu

Hiqen dyert e blinduara, banerat dhe logot, si duket sot selia blu
Selia blu ditën e sotme

Selia blu është “çliruar” tashmë nga dyert e blinduara, të cilat nisën të hiqen dy ditë më parë. Pamjet e sptme tregojnë se nga godina janë hequr banerat, sloganet dhe adezivi që vishte xhamat kryesorë të selisë.

Hyrja kryesore dhe dyert janë hapur sërish. Dje në media qarkulluan lajme se një prej dyerve të blinduara, ajo që ishte vendosur në hyrjen kryesore peshon plot 350 kg.

Ndryshimet në selinë blu nisën pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ky i fundit vendosi dyer të blinduara në seli pak ditë para protestës së 8 janarit, e cila u thirr nga ish-lideri Sali Berisha.

Kujtojmë që Basha mbylly hyrjen kryesore dhe që prej janarit ka funksionuar një prej dyerve anësore për të hyrë në seli. Basha nuk e pranoi termin “blindim”, duke u justifikuar se në seli po kryheshin punime.

 

Të fundit