Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
“Historia po përsëritet”, Jola Hysaj: U lindëm në demokraci dhe po jetojmë në diktaturë!
Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj, ka kujtuar 8 Dhjetorin e vitit 1990, si një moment historik për Shqipërinë.
Ajo në një postim të fundit në rrjetet sociale ka theksuar se kjo ditë solli shpresën për realizimin e ëndrrës “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, duke hapur një epokë të re për shqiptarët.
Hysaj ka shprehur shqetësimin e saj për situatën aktuale të vendit, ku, sipas saj, pas 34 vitesh, slogani i të rinjve është transformuar. “U lindëm në demokraci dhe po jetojmë në diktaturë”, shkruan ajo.
Ajo shkruan se në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një largim masiv të popullsisë, ku rreth 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin dhe të rinjtë po shohin të ardhmen jashtë kufijve.
Sipas Hysajt, pasiguria sociale-ekonomike, korrupsioni dhe lidhjet e pushtetit me krimin po e rrënojnë shoqërinë.
Postimi i plotë
8 Dhjetori i vitit ’90, ishte thirrja e madhe kundër shtypjes, tiranisë dhe izolimit çnjerëzor. Ajo ditë e bekuar për historinë e Shqipërisë çeli epokën drejt lirisë dhe lindjes së demokracisë, solli shpresën në realizimin e ëndrrës aq shumë të dëshiruar “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Sot, 34 vite më pas, dhimbshëm slogani i të rinjve ishte “U lindëm në demokraci dhe po jetojmë në diktaturë!” E frikshme se si historia përsëritet. Dhe nuk përsëritet thjesht si cikël politik, por tragjikisht edhe si dramë sociale. Në grahmat e fundit të diktaturës mijëra shqiptarë shembën muret e ambasadave, çanë guximshëm klonet me gjemba, rrëmbyen anijet dhe vrapuan drejt lirisë, që u ishte mohuar përdhunshëm për 50 vjet.
Fatkeqësisht, sot, plot 34 vite më pas, atëhere kur këto ngjarje duhet të ishim vetëm kujtime të dhimbshme, drama është rikthyer frikshëm si malkimi sizifian. Hemoragjia kombëtare është në kurbën më të lartë. Në 10 vitet e fundit gati 1 milion shqiptarë kanë braktisur sërish vendin. Të rinjtë sapo mbarojnë shkollat e mesme vrapojnë të studiojnë nëpër botë, duke mos e menduar aspak kthimin në atdhe.
Zërat gazmorë të fëmijëve nuk dëgjohen më në shumë zona të vendit e shkollat fillore mjerueshëm kanë mbetur bosh e dyermbyllura ! Pasiguria sociale- ekonomike, mungesa absolute e meritokracisë në çdo fushë të jetës lidhjet e krimit me pushtetin e shtetin, korrupsioni që asgjëson çdo konkurrencë të lirë, që grryen çdo vlerë morale e njërëzore dëbojnë çdo ditë të rinj, intelektualë sipërmarrës e këdo që nuk pranon ti bindet regjimit, që ka rikthyer sërish divizën e frikshme të luftës së klasave: O me ne, o kundër nesh, rrugë tjetër s’ ka!”
Sot, në këtë vend kanë vrarë shpresën dhe vetë JETA ka humbur vlerën. Ku vrasjen tragjike të një fëmije 14 – vjeçar, pra derës së shkollës tentojnë cinikisht ta minimizojnë sepse autorët janë të përkëdhelurit e pushtetit.
Ndaj të gjithë, bashkë, të rinj e të rritur, ashtu si në vitin ’90 duhet të ndalim rrënimin e Shqipërisë! O sot, o kurrë!