Flash News

Ditari i Opozitës

"Historia politike e rikthimit të Donald Trump na mëson shumë!"

"Historia politike e rikthimit të Donald Trump na mëson

Nga Ina Zhupa

Historia politike e rikthimit të Donald Trump na mëson shumë!
Vendime të pakuptimta gjyqësore si mënyrë për të ndalur rrugëtimin politik drejt rikthimin janë metodë e njohur tashmë.
Por nuk ja dolën në SHBA, nuk do ja dalin as në Shqipëri!
Vendimi i sotëm për detyrim paraqitje për liderin e opozitës Sali Berisha, ndërkohë që ka një muaj i lirë pa asnjë përpjekje për të ikur përkundrazi me rekorde takimet publike, ndërkohë që janë mbyllur hetimet dhe ska më punë me SPAK por me gjykatën është teatri i absurdit.
Absurd i detyruar politikisht, pasi ata që kanë pushtet dhe janë në hetim, nuk kanë asnjë masë sigurie si Veliaj. Ndërsa lideri i opozitës që dosja i ka shkuar në gjykim, nuk ka asnjë pushtet, duhet të ketë masë sigurie.
Megjithatë nuk na ndalin dhe nuk e ndalin Sali Berishën në rikthimin e tretë. Është rradha jonë!

Të fundit