Flash News

Ditari i Opozitës

Holanda skeptike për negociatat me Shqipërinë, ish-ministri i Drejtësisë sulmon Ramën: Turp e faqja e zezë, për të do flasë e gjithë bota

Holanda skeptike për negociatat me Shqipërinë, ish-ministri i
Ish-deputeti i Parisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti i Parisë Demokratike dhe njëherazi ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas skepticizmit të Holandës për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj e ka cilësuar vendimin si ‘turp e për faqe të zezë për qeverinë shqiptare’, e cila me politikën e saj po bën vetëm hapa pas në procesin e integrimit.

Alibeja ka publikuar edhe një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama për negociatat, duke u kërkuar ndjekësve ta shpërndajnë dhe të denoncojnë.

Mesazhi i Alibeajt:

Turp e faqja e zezë!
Për këtë qeveri do flasë e gjithë bota mbarë!
Do e studiojnë politologët, juristët, historianët si qeveria e dështimit, korrupsionit, si qeveria që bëri vetëm hapa pas për integrimin në BE.
Mos beso më asnjë fjalë nga mashtruesit me karrige pushteti!
Denonco, shpërndaje këtë video!????

Të fundit