Flash News

Ditari i Opozitës

Homazhet në nder të Nishanit, Berisha: S’është fizikisht, por përjetësisht i gjallë në memorien time

Homazhet në nder të Nishanit, Berisha: S’është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në homazhet në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani të cilat po zhvillohen në ambientet e Presidencës.

Në një prononcim për mediet, kryedemokrati vlerësoi figurën e ish-Presidentit Nishani për punën dhe kontributin e tij, si edhe miqësinë që Berisha mbante me të. Kreu i PD pohoi se Nishani do të mbetet gjallë në memorien e tij si një mik dhe bashkëpunëtor i rrallë i Berishës.

“Një qytetar shembullor familja një prind të shkëlqyer, një bashkëshort fisnik, shteti shqiptar, njëri prej shtetarëve më dinjitozë në tërë historinë e tij, një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë, por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjëlloj të themi rënie, përkundrazi erdhi gjithnjë në forcim. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, pro e vërteta është që shpirtërisht ai është i gjallë, është përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin si mik si bashkëpunëtor të familjes, që pati një bashkëshort dhe prind të tillë”, tha Berisha.

Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën në një Spital të Gjermanisë, ku po kurohej për pneumoni bilaterale. Fillimisht ish-Presidenti u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nga ku me kërkesë të familjarëve u dërgua për kurim të specializuar në Gjermani.

Të fundit