Flash News

Ditari i Opozitës

Hoqi vizat me Kinën, Shehu: Shërbim i Ramës ndaj Rusisë dhe Serbisë, provokim në kulmin e tensioneve në Kosovë

Hoqi vizat me Kinën, Shehu: Shërbim i Ramës ndaj Rusisë dhe

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të hequr vizat me Kinën. Ai ironizon teksa shkruan se tashmë mbetet vetëm Rusia për të hequr vizat.

Shehu thekson se ky vendim është një zgjerim në drejtim të lindjes që rrjedh nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç. Më tej shton se kjo është një goditje e rëndë për Kosovën dhe Rajonin.

Shehu thotë se Rama po provokon perëndimin në kulmin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i kujton qytetarëve qëndrimin e Kinës kur shteti tjetër shqiptar sulmohej nga Beogradi.

Reagimi i plotë:

Mbas Kines mbetet Rusia per t’i hequr rregjimin e vizave! Nje “zgjerim” ky i “Ballkanit te hapur” te Vucicit drejt Lindjes, ashtu sic pritej. Nje tregues ky i vartesise se Rames prej tij, ne nje kohe kur nje rregjim te tille vizash ndaj Kines e ka vetem Serbia e Bosnja ne Europe.

Nje sherbim ky i Rames e i “Ballkanit te hapur” edhe ndaj Rusise, si partnere e ngushte e Kines. Nje goditje e rende edhe per Kosoven e Rajonin.

Kujtoni ato pamje e qendrime te Kines e ambasades se saj ne Beograd gjate bombardimeve te NATO…por jo vetem atehere, deri me sot!

Nje provokacion anti NATO ky i Qeverise se Shqiperise, qe kryhet pikerisht kur provokacionet serbe ndaj Kosoves jane ne pika kulminante.

Provokacion ky edhe ndaj vete ShBA, ne nje kohe qe tensionet me Kinen jane shume lart, duke u konkretizuar me mundesine e perplasjes ne Taiëan.

Provokacion edhe ndaj vendeve te BE, asnje nga keto vende, apo antaret e NATO nuk bejne nje hap te tille.

Nje proces tejet i rrezikshem ky, i filluar me “Ballkanin e hapur” e i drejtuar kunder aspiratave tona.

Nje strategji e “vizion” anti Perendim e anti Europe i Rames qe tashti po konkretizohet duke tentuar te degdisi Shqiperine sa me larg ne Lindje.

Aty ku mund te mbijetojne autokratet…

Fatkeqesisht historite lindore te Shqiperise, te sulltaneve apo diktaturave komuniste, po perseriten per te “zezen” e ketij vendi e populli.

Dhe ato hije te te kaluares do te vazhdojne te “erresojne” jeten tone per aq kohe sa ky popull te qendroje i “pergjumur”!

Të fundit