Flash News

Ditari i Opozitës

"Hormova rrezikon të shkrumbohet"/ Shehu nxjerr pamjet: Asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

"Hormova rrezikon të shkrumbohet"/ Shehu nxjerr pamjet:

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka publikuar një tjetër siuatë kritike me zjarret në Tepelenë. Në një reagim në rrjete sociale ai thotë se Hormova është rrethuar nga zjarri dhe rrezikon të shkrumbohet. 

Deputeti thekson se deri më tani nuk ka asnjë mbështetje qëndrore për shuarjen e flakëve, pasi sipas tij kapacitetet e vogla e të pa pajisura të qarkut janë të pafuqishme për të përballuar gjendjen. 

Ai thotë se kërkohet urgjentisht ndërhyrje e gjerë nga toka e nga ajri.

Postimi i Shehut:

Hormova rrezikon te shkrumohet!
Eshte pothuajse e rethuar nga zjarri!
Qe tenton te shtrihet drejt fshatrave te tjere te Tepelenes e Gjirokastres.
Deri tashme nuk ka asnje mbeshtetje qendrore ne shuarjen e flakeve.
Kapacitetet e vogla, te pa pajisura, keq te organizuara te Qarkut jane te pa fuqishme per te perballuar gjendjen.
Pavaresisht perpjekjeve individuale e njerezore te tyre.
Situata gjate dites me temperatura shume te larta rrezikon per me te keqen.
Nuk mundet e nuk duhet neglizhuar akoma, sic ndodhi me Leklin, me Hormoven deri tashti!
Kerkohet urgjentisht nderhyrje e gjere, nga ajri e toka, mbeshtetje nga qendra!

Të fundit