Flash News

Ditari i Opozitës

Hoteli në Ksamil/ Noka: SPAK 'mbyll sytë' para pastrimit të parave! Opozitës i kontrollon dhe numrin e këpucës

Hoteli në Ksamil/ Noka: SPAK 'mbyll sytë' para pastrimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka komentuar lajmin e publikuar së fundmi në media për një hotel të Mero Bazes, të ndërtuar në Ksamil.

Referuar artikullit ku thuhet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që Mero Baze të ketë pastruar para përmes hotelit, Noka thotë se SPAK që kontrollon edhe numrin e këpucës së opozitës, mbyll sytë para pastrimit të parave që bëhen ditën për diell.

Reagimi i Nokës:

A ndërtohet me 300 mijë Euro ky hotel? Aq bënë një apartament në Ksamil.  Drejtoria e Pastrimit të Parave nuk ekziston, apo jo? Tatim taksat askund. 

Por ky Dumani që opozitës i kontrollon dhe numrin e këpucës a e shikon se këtu kemi të bëjmë me pastrim parash.  Eh Lali Eri, lali Eri! Mirë veten por i zhyte dhe mercenarët…

Gëlbaza pastron para korrupsioni, gjobash dhe droge…

Më posht artikulli i botuar në media

Mero Baze reklamon hotelin e tij 10 milionë dollarësh

Një gazetar që qelb erë si Mero Baze ka reklamuar hotelin e tij 10 milionë dollarësh, i cili është në emër të djalit të tij, Regon Baze, në një nga perlat e turizmit në Shqipëri, në Ksamil.

Një hotel që është ndërtuar me 200-300 mijë euro kredi, ndërsa investimi ka qenë me miliona euro.

Sipas të dhënave, ky objekt është regjistruar në datën 30 korrik të vitit 2021. Hoteli në Ksamil ka pishinë në tarracë, ka plazh privat, ka dhjetëra dhoma, është një hotel luksoz, i cili deklarohet se ka kushtuar sa një apartament.

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme që Mero Baze të ketë pastruar para. Një hotel me 300 mijë euro nuk mund të ndërtohet, sidomos në atë zonë, në Ksamil.

Në faqen e tij në ‘Facebook’ ku reklamon vetëm përçartjet e tij që tashmë s’i lexon askush ka reklamuar ‘beach bar’-in e hotelit Porta në Ksamil.

Më poshtë mund të shihni postimin e Mero Bazes, gazetarit që qelb erë, ku reklamon disa nga ambientet e hotelit dhe ‘beach bar’-it.

Kështu, Mero Baze më në fund e ka pranuar hotelin, pasi e ka reklamuar edhe në rrjetet sociale.

(*Pamjet e publikuara nga Mero Baze nga hoteli në Ksamil)

CNA paraljamëron se ka përfunduar një tjetër investigim në lidhje me Mero Bazen, pasuritë e tij, familjarët, punësimet në shtet, të cilat do t’i sjellim në vijim.

Hoteli në Ksamil/ Noka: SPAK 'mbyll sytë' para pastrimit

Të fundit