Flash News

Ditari i Opozitës

Hoti-Shehajt: Ku ishte ti Agron, kur demokratët e qytetarët bëheshin barrikadë e përlesheshin me policinë?

Hoti-Shehajt: Ku ishte ti Agron, kur demokratët e qytetarët

Deputetja demokrate Elda Hoti i është drejtuar Agron Shehajt për kauzat që ai thotë se ngre zërin.

Në një postim në Facebook, Hoti i thotë Shehajt se ku ishte deputeti kur opozita protesta në rrugë, ngrintë zërin në seli e në Kuvend, kur bënte rezistencë përballë qeverisë.

Ndër të tjera, Hoti shton se kauzat krijohen e nuk vidhen.

“Kur unë dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të demokratëve e qytetarëve bëheshim barrikadë dhe përlesheshim me policinë?

Kur ngrinim zërin në seli, në Kuvend, në rrugë?Kur me anë të rezistencës, bëmë që qeveria të dorëzohej dhe qytetarët të fitonin aksesin në rrugë?

Me sa duket duke negociuar me qeverinë për bizneset e tua…

Ku ishe ti, Agron?!

Agron kauzat nuk vidhen, kauzat krijohen dhe luftohet për to.

Të dashur qytetarë, kjo është e vërteta, në 3 minuta video, dhe jo simulimet pa top të Agronit, me topin e gënjeshtrave nëpër studio”, shkruan Hoti.

Të fundit