Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha bëhet pjesë e forumit drejtus në ‘Atlantic Council Albania’: I domosdoshëm promovimi i transatlanticizmit

Hoxha bëhet pjesë e forumit drejtus në ‘Atlantic Council

Anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, Lisandër Hoxha është përzgjedhur pjesë e forumit drejtues në “Atlantic Council Albania”. Lajmin e ka bërë me dije vetë Hoxha përmes një postimi në Facebook.

Teksa nënvizon se angazhimi i tij do të fokusohet te mbrojtja e interesit kombëtar dhe promovimi i vlerave euroatlantike, Hoxha ndalet edhe te sfidat aktuale që po kalon vendi.

“Sfidat e medha që vendi ynë po kalon, në aspektin gjeopolitik, e bëjnë të domosdoshme përfshirjen dhe promovimin e transatlanticizmit. Kriza e sigurisë, energjisë dhe ajo ekonomike janë rreziqe, të cilat trazojnë stabilitetin dhe paqen e siguruar me aq shumë mund.

Shqipëria duhet të mbetet një vend i udhëhequr nga fryma transatlantike që të mund të ruaj stabilitetin e saj në rajon dhe më gjerë.

Vlerat e aleatëve tanë janë vlerat e një shoqërie të lirë, të cilat bazohen te parimet themeltare të shoqërive euroatlantike, si: demokracia, të drejtat e njeriut, tregjet e lira, sundimi i ligjit.

Këto parime janë ato që na mbajnë më të bashkuar dhe më të angazhuar në mbrojte të tyre. Terrorizmi, rreziqet nukleare, krizat finaciare dhe shkelja e të drejtave të njeriut janë armiku kryesor i NATO dhe i Shqipërisë.

Angazhimi im në këtë mision fisnik do të jetë mbrojtja e interesit tonë kombëtar ???????? dhe promovimi i vlerave euroatlantike përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës ????????, si partneri ynë strategjik dhe aleatëve të NATO”, shkruan ai.

Të fundit