Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha denoncon kryebashkiakun e Vorës: Ka një dosje të nxehtë në SPAK

Hoxha denoncon kryebashkiakun e Vorës: Ka një dosje të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha denoncoi kryebashkiakun aktual Blerim Shera.

I ftuar në Panorama Tv, Hoxha tha se Shera ka një dosje shumë të nxehtë në SPAK dhe se shumë shpejt drejtësia do të veprojë.

Hoxha denoncoi po ashtu edhe presionin që po i bëhet admnistratës për të blerë vota për socialistët.

“Kryetari aktual është një i emëruar i Ramës. Ai ka një dosje shumë të nxehte në SPAK. Unë kam bindjen se drejtësia do veprojë me të gjithë forcën e ligjit. Bashkia e Vorës gjatë qeveris së PD mblidhte 100% taksat, sot nuk i mbledh as 50%, prandaj sot ka shkuar në faliment. Detyra e parë e imja është që ta nxjerrim nga falimenti, si do ta nxjerr nga falimenti?

Administrata është në terror, i kërkojnë nga 10 karta identiteti dhe vota të sigurta. I bej thirrje administratës të jetë e qetë sepse pas 14 maji presioni mbi ta nuk do të ndodhë më”, tha Hoxha.

Të fundit