Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha nga “Rruga e Shpresës”: Sot bandat kriminale caktojnë drejtorët e policisë

Hoxha nga “Rruga e Shpresës”: Sot bandat kriminale

Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha duke marrë fjalë në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se krimi është i lidhur me politikën, ndërsa në çdo fushatë shihni kriminelët se si tjetërsojnë votat.

“Sot bandat kriminale caktojnë drejtorët e policisë”, tha Hoxha. Ai shtoi se në 2005, bandat u përballën me ligjin, ndërsa sot bandat caktojnë jo vetëm drejtuesit e Policisë së Shtetit.

“Ndaj sot qytetarët kanë shpresën te Sali Berisha, uroj që ky regjim një orë e më parë të marrë atë që i takon. Nga Sajmir Tahiri te Taulant Balla, këta janë të lidhur me krimin, por do përballen një pas një me drejtësinë”, tha Hoxha.

Të fundit