Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha për rezultatin e Kamzës: Nuk dal fitues në asnjë QV, më votuan edhe socialistë

Hoxha për rezultatin e Kamzës: Nuk dal fitues në asnjë QV,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamzë, Arjan Hoxha foli për zgjedhjet në këtë bashki dhe se si u manipulua procesi i votmit.

I ftuar në SYRI Tv, Hoxha tha se është e pamundur që një kandidat, dhe konkretisht ai në Kamzë, të mos dalë fitues në asnjë qendër votimi. Hoxha deklaroi se PS ka dukshëm një dieferencë të madhe votash plus karahasuar me vitin 2021 në raport mes kandidatëve.

Hoxha tha se votimi elektronik në Kamzë u shndërrua në makineri e prodhimit të votës e vullnetit të qytetarëve

“Problematika që ka pasur Kamza është pak specifike sepse këtë radhë u implementuar votimi i dështuar elektronik, që ishte makineri e prodhimit të votës e vullnetit të qytetarëve pavarësisht se çfarë ata kanë votuar dhe pavarësisht se cilin kandidat ata kanë votuar dhe do ua jap me fakte.

Një provë është anomalia statistikore që askush sot nuk di ta shpjegojë. Nëse marrim në analizë çdo palë zgjedhje që janë zhvilluar në Bashkinë e Kamzës, nuk ndodh që një kandidat, në rastin konkret unë që të ketë rënie votash në çdo qëndër votimi, përmbysje rezultatesh, pra nuk dal fitues në asnjë qëndër votimi dhe këtë mund ta bëjë vetëm përllogaritja paraprake e makinerisë së votimit.

Si ka mundësi që vitin 2021 PS ishte 10 000 mijë vota minus në raport me PD, ndërsa sot ajo ka 22 mijë vota diferencë në raport me kandidatin. Dhe si subjekt politik është 11 mijë vota ndërsa unë si kandidat kam 16 mijë e 400 vota diferencë dhe kjo do të thotë se nuk ka asnjë mekanizëm tjetër përveç se kalkulimit që i është bërë pajisjeve elektronike.

Nuk ndodh që në qendrën ku banoj unë në çdo palë zgjedhjeve kemi qënë 230-250 vota avantazh, ndërkohë që jemi 140 vota minus dhe këtu duhet të llogaritësh që janë të majtë që kanë dalë në fushatë hapur dhe jam i bindur që më kanë votuar dhe i falenderoi”, tha Hoxha.

Të fundit