Flash News

Ditari i Opozitës

Situata në PD/ Hoxha: Për Bashën nuk ka paqe, vuan nga sindromat e psikopatisë

Situata në PD/ Hoxha: Për Bashën nuk ka paqe, vuan nga sindromat

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka komentuar protestën e ditës së shtunë para selisë blu, por dhe situatën në të zilën gjendet Partia Demokratike.

Ai ka thënë për kryedemokratin Lulzim Basha se vuan nga sindromat e psikopatisë, referuar blindimit të dyerve në godinën e PD. Hoxha u shpreh për "Breaking" se për Bashën nuk ka paqe, ndërsa shtoi se ai shoqërohet me 30 kriminelë.

Hoxha, sikurse mbështetës të tjerë të ish-liderit Berisha, deklaroi se në PD ka persona të armatosur. Ai nënvizoi se opozita nuk është në nivelin që duhet të ishte.

"Shumë e qartë kemi një stabilokraci, ku palët në marrëveshje me njëri-tjetrin duan të na mbajnë peng të ardhmen dhe demokracinë. A janë të lumtur sot shqiptarët me llojin e opozitës sot? A janë të lumtur me kryetarin e sotëm të opozitës?

Basha vuan nga sindromat e psikopatisë e blindon dyert dhe për një karrige. Për Lulzim Bashën nuk ka paqe. Ai zgjohet në mëngjes e shoqërohet me 30 kriminelë, janë ato kriminelë që iu lexuan emrat nga policia. Janë sot në selinë e PD, njerëz me armë", tha Hoxha.

Të fundit