Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Qëndrimet e Ramës cenojnë integrimin. Protestës së 7 korrikut i bashkohet edhe Diaspora

Hoxha: Qëndrimet e Ramës cenojnë integrimin. Protestës

Sekretari për Diasporën dhe Migracionin në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha deklaron se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama pas pjesëmarrjes së tij në samitin e djeshëm në Bruksel cenojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

I ftuar në Syri tv, Hoxha thotë se Rama e ka drejtuar politikën nga presidenti serb Vuçiç.

“Sot fatkeqësi e madhe që politika shqiptare e ka kthyer timonin e saj drejt Beogradit dhe Moskës. Qëndrimet e Ramës cenojnë rëndë integrimin e Shqipërisë në BE.”-tha Hoxha.

Duke u ndalur te protesta e 7 korrikut e thirrur nga kreu i selisë blu Sali Berisha, Hoxha tha se pritet t’i bashkohen edhe qytetarë të diasporës.

"Duhet të jemi avangardë për çështjen e diasporës, teknologjisë në lidhje me diasporën. Kam besimin që shumë persona dhe qytetarë të diasporës do t'i bashkohen protestës së 7 korrikut sepse diaspora në gjykimin e PD mund të luajë rol vendimtar për përmbysjen e këtij regjimi që është në Shqipëri.”-deklaroi Hoxha.

Të fundit