Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Rama duhet të japë dorëheqjen, PD të kërkojë qeveri teknike

Hoxha: Rama duhet të japë dorëheqjen, PD të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, tha se do të duhet që Rama të japë dorëheqjen në në vend që të bëjë avokaturën e Ballukut.

I ftuar në News24, Hoxha u shpreh se  PD duhet të kërkojë një qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër.

“Shikon çfarë bën Balluku, u prish rruga dhe pak javë më parë i kanë dhënë një qokë tjetër, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, u del 30 mln euro kilometric, dhe Edi Rama tregon se është bërë palë në vjedhjet që ka bërë Balluku. Cfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë, përkundrazi ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht. Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine. Ne me SHBA kemi partneritet strategjik, ne ruajmë kufijjtë me dollarin amerikan dhe në këtë aspect duhet të jemi mirënjohës

Që ne të mos biem viktimë e lojës së Ramës, duhet të bëhemi puritanë. PD po e nis procesin. Kreu i PD e ka nisur, uroj të jetë i vërtetë. Ne duhet të jemi në dinamikën e duhur dhe gatishmërinë që vendi ka nevojë për këtë realitet. S’ka më politikë në Shqipëri, ka deklarata, PD konstaton dhe denoncon, këtu ka mbetur. A do japin këta llogari për paratë publike? Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin”, deklaroi Hoxha.

Të fundit