Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Rama ka kthyer vendin në një narko-shtet dhe bashkinë Tiranë në një nga veglat kryesore të tij

Hoxha: Rama ka kthyer vendin në një narko-shtet dhe bashkinë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha deklaron se situata politike në Shqipëri është mjaft dramatike dhe se në fund të ditës, vendi është kthyer në një narko-shtet. 

I ftuar në Syri tv, Hoxha thotë se edhe bashkia eshtë kthyer në një nga veglat kryesore të narko-shtetit. 

"Situata është  dramatike, në fund të ditës jemi kthyer në një narko-shtet, jo brenda ditës, por me kalimin e viteve kur u investua mekanizmi shtetëror për të ndërtuar narko-shtetin, shtetin që ju shërben bandave kriminale, që ju shërben pastrimit të parave të këtyre bandave dhe jo qytetarëve... e ka kthyer Shqipërinë në këtë kandaharin modern, ku nuk ka luftë por po ikin rreth 1/3 e banorëve të tij.

Fatkeqësi e madhe, është që dhe bashkia bën të njëjtën gjë. 

Është kthyer në një nga veglat kryesore të narko-shtetit e cila duke qenë bashki e kryeqytetit, ka marrë përsipër, që paratë e krimit të organizuar t’i pastrojë përmes ndërtimit, dhe siç e tha kryetari i PD, Berisha, 'banesat në Tiranë janë kthyer në mollë e ndaluar' për qytetarët, sepse ndërtohen, shiten dhe blihen nga krimi.

Me ato çmime stratosferike që ja kalojmë dhe Brukselit.

Çmimet në Tiranë janë katastrofë dhe në këtë kontekst, unë them se jemi në një situatë alarmante.

Opozita është në këmbë, po bën sa mundet dhe pse është nën presion, nuk është një opozitë normale në një vend normal, por është një opozitë e cila është privuar nga liria zgjedhore, përmes mbajtjes peng të vulës, fondeve, përmes arrestimit të paligjshëm të kryetarit të saj", tha ai. 

Të fundit