Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha takon Sekretarin grek të Punëve të Jashtme: Ramë dakord për bashkëpunim dhe koordinim

Hoxha takon Sekretarin grek të Punëve të Jashtme: Ramë

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme të Greqisë, Anastasios Chatzivasileiou, në parlamentin grek.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se mes tyre u ra dakord për nj bashkëpunim më të ngushtë mes Partisë Demokratike në Shqipëri dhe Partisë Demokracia e re Greke. Hoxha shton se u ra dakord që në zgjedhjet e ardhshme si në Greqi edhe në Shqipëri të ketë koordinim mes dy partive dhe strukturave përkatëse.

“Sot zhillova nje Takim zyrtar me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zotin Anastasios Chatzivasileiou ne seline e parlamentit grek

Ne kete takim u diskutua dhe u ra dakord per nje bashkepunim me te ngushte dhe intensiv mes dy partive tona simotra Partise Demokratike te Shqiperise dhe Partise Demokracia e Re Greke.

E informova z. Chatzivasileiou per te gjitha zhvillimet e brendshme te Partise Demokratike duke i shprehur dhe falenderimet me te perzemrta te kryetarit te partise z.Berisha.

Rame dakort qe ne zgjedhjet e ardhshme si ne Greqi dhe ne Shqipëri te kemi nje bashkupunim dhe kordinim midis dy partive me strukturave tona.

Z. Anastasios CHatzivasileiou Sugjeroi qe partia demokratike e shqiperise te jete flamurtare per integrimin europian te shqiperise si nje parti e krijuar ne kete fryme”, shkruan Hoxha.

Hoxha takon Sekretarin grek të Punëve të Jashtme: Ramë

Të fundit