Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha ‘thumbon’ Rakip Sulin: Rama thotë se Kamza meriton një 'gomar' për kryetar bashkie

Hoxha ‘thumbon’ Rakip Sulin: Rama thotë se Kamza meriton

Gjatë një takimi me qytetarët, Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha deklaroi se Kamza do e refuzojë modelin që ofron kryeministri Edi Rama në krye të kësaj bashkie, duke iu referuar kryebashkiakut aktual Rakip Sulit.

Gjatë takimit ku i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Hoxha u shpreh se Rama thotë se qytetarët meritojnë një gomar për kryetar bashkie, por shtoi se ata do e refuzojnë një model të tillë.

A e meritojmë një kryetar bashkie që ka përfunduar arsimin e lartë në moshën 53-vjeçare. Ne përballë kemi Edi Ramën, dhe sojin e tyre, Rakipi është një njeri që e kanë dërguar me mision në Kamëz.

Në Kamëz ka marrë gjithmonë ndëshkimin sepse jemi një komunitet që vijmë nga zona kryesisht veriore dhe për këta Edi Rama ka fobi.

Ai thotë jo meritoni të keni një gomar kryetar bashkie. Ky ka sjellë një të tillë për të na drejtua ne por ne do e refuzojmë ne votë. Ne kemi një program të konsultuar me hallet e qytetarëve dhe prek çdo nevojë të qytetit tonë”, tha ai.

Të fundit