Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Veliaj vizitë tek burgu disa ditë para zgjedhjeve, planifikoi manipulimin e votës

Hoxha: Veliaj vizitë tek burgu disa ditë para zgjedhjeve, planifikoi

Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se ka manipuluar votat e burgut.

Duke folur për Syri Tv, Hoxha tha se Veliaj ka zhvilluar vizitë tek burgu disa ditë para zgjedhjeve, pikënisje kjo për manipulimin e votave. 

"Veliaj e ka deklaruar edhe vetë që kemi fituar me një grusht votash nga burgu. Zoti Veliaj e di mirë se ka qenë edhe vetë në burgun e Rrogozhinës, ka takuar drejtorin, ka takuar edhe të dënuarit në zyrën e drejtorit. Ka edhe një hetim nga SHKB. është denoncuar si rast, ka ndodhur disa ditë para votimit. Veliaj të na japë shpjegim për këtë", u shpreh Hoxha. 

"Kam kryesuar nga kutia e parë deri në kutinë e parafundit.  Me kutinë e fundit ndodhi çudia që nuk pritej. U hodh në lojë asi nën mëngë që ishte kutia e burgut. Isha 57 vota para rivalit tim. Dhe në momentin që u soll kutia e burgut u përmbys rezultati duke kaluar 23 vota para rivali im. E kontestoj plotësisht këtë kuti pasi është një kuti që ka qenë jashtë kontrollit dhe është totalisht e manipuluar.

Ajo qendër votimi është në konflikt të pastër interesi pasi babai i rivalit tim Edison Memollës është shef regjimesh të jashtme në Policinë e Burgut", sqaroi Hoxha.  

 

Të fundit