Flash News

Ditari i Opozitës

Humbi 6 marsin, ‘zgjohet’ Basha, por nuk dorëhiqet: Përgjegjësia nis me mua, të tejkalojmë kultin e individit

Humbi 6 marsin, ‘zgjohet’ Basha, por nuk dorëhiqet:

Kreu i PD Lulzim Basha ka pranuar se përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit bie mbi të gjithë, duke filluar nga ai i pari.

Ky qëndrim u mbajt nga Basha në mbledhjen me kryetarët e degëve. Madje, Basha ka deklaruar se duhet të tejkalohet kulti i individit për të një parti më të fortë.

Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë”, ka thënë Basha.

Kujtojmë se dje Basha tha për gazetarët se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa në mbledhjen me grupin parlamentar u përball me kritika të forta nga deputetët, ku shumë prej tyre i kërkuna dorëheqjen si kryetar i PD.

 

Të fundit