Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Humbi Bashkinë e Himarës, reagon Gjikuria: Tavo, shërbëtor i interesave të Ramës dhe PS
Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë të mbajtura dje përballë kandidati të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.
Në një reagim në FB, Gjikuria shkruan se në këto zgjedhje janë parë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre, ndërsa shton se rezultati zgjedhor ishte sipas tij produkt i transformimit të listës së zgjedhësve, me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve.
“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.
Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.”