Flash News

Ditari i Opozitës

Humbi në zgjedhjet e 6 marsit, kandidati i Bashës jep dorëheqjen: Grida Duma në fushatë vetëm për për foto

Humbi në zgjedhjet e 6 marsit, kandidati i Bashës jep dorëheqjen:

Pasi humbi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidati i PD për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi ka dhënë dorëheqjen.

Sipas Panorama.al vendimin për dorëheqjen e ka dhënë në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në PD. Në mbledhje ai ka kritikuar organizimin për fushatën e 6 marsit dhe të deleguarën e PD, Grida Duma, duke thënë se vetëm deputeti Dashnor Sula i ka dalë në krah.

Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah.

Jap dorëheqjen, përgjegjësinë e mbaj vet. Nuk keni faji ju, por ata qe erdhen ne fushate për te bere foto”, mësohet të ketë deklaruar Saraçi.

Kujtojme se kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Saraçi doli i dyti në renditje pas PS, ndërsa PD u rendit forcë e tretë në 5 bashkitë e tjera. 

Të fundit