Flash News

Ditari i Opozitës

Humbi përballë Gjicit, Sinamati: Zot ruaj shqiptarët e ndershëm nga pushteti i blerë!

Humbi përballë Gjicit, Sinamati: Zot ruaj shqiptarët e

Bashkia e Kukësit është drejt përfundimit në numërimin e kutive të votimit, të cilat deri më tani mbajnë në avantazh kandidatin e Partisë Socialiste, Safet Gjicin.

Gjici mposht në këtë garë të ngushtë për Kukësin, kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, i cili ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur keqardhje që nuk mundi të sjellë ndryshimin.

Sinamati nuk harron të shprehë revoltën e tij ndaj vendimit të Lulzim Bashës, për të lënë të papërfaqësuar opozitën në zgjedhjet e vitit 2019.

Kjo pasi, sipas kandidatit të ‘BF’, me pushtetin e falur në zgjedhjet e shkuara të majtët përfituan duke akumuluar para korrupsioni, të cilat i përdorën në këtë proces zgjedhor për të blerë masivisht vota nga qytetarët e varfëruar.

Reagimi i Admir Sinamatit:

Çfarë ndodhi ?!

Pushtetin e falur nga ish opozita e shndërruan në dhunë e para të pista të korrupsionit, e me to blenë një pjesë të opozitës dhe votën e një pjese të varfëruar të qytetarëve prej pushtetit të tyre, për ta transferuar sot në pushtet dhune e për t’ua nxirë jetën atyre dhe gjithë të tjerëve përgjatë 4 viteve!

Lutje!

Ruaji Zot shqiptarët e ndershëm prej atyre me pushtet të blerë e votuesve të shitur në treg të lirë!

Falenderoj qytetarët kuksianë që më besuan mua dhe nuk u mposhtën prej dhunës, presionit dhe blerjes!

Ndjehem keq që pavarësisht pritshmërive të mëdha nuk ia solla dot ndryshimin Kukësit !

Kam besim se ende ka shpresë që Demokracia do të triumfojë dhe së shpejti e drejta do të fitojë!

Të fundit