Flash News

Ditari i Opozitës

Humbi vulën, Basha me dy qëndrime të ndryshme për drejtësinë brenda 24 orësh

Humbi vulën, Basha me dy qëndrime të ndryshme për

Dje, Gjykata e Apelit vendosi të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga Lulzim Basha, duke lënë automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021.

Pas vendimit, Lulzim Basha tha për gazetarët se nuk komenton vendimin e Gjykatës së Apelit, por paralajmëroi se ccështja mund të shkojë në Gjykatën e Lartë, duke shfrytëzuar kështu mundësinë për të apeluar vendimin brenda 5 ditëve.

“Në fund të fundit, këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve.

Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës”, tha Basha mes të tjerash.

Ndërkohë, një ditë më pas, nga oborri i Kuvendit Basha del me tjetër qëndrim dhe hodhi akuza drejtësisë për pazare me kryeministrin Rama.  

“Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me të dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës.”, – tha Basha.

Të fundit