Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja e opozitës në zgjedhje, Silva Caka: Shkak, presioni ndaj qytetarëve dhe blerja e votës

Humbja e opozitës në zgjedhje, Silva Caka: Shkak, presioni ndaj

Silva Caka, anëtare e zgjedhur e Këshillit Bashkiak, foli për rezultatin e opozitës në zgjedhjet vendore të mbajtura pak ditë më parë.

Në një intervistë në ABC News, sipas saj, presioni nga ana e kryeministrit dhe blerja e votës ishin ndër arsyet që ndikuan në këtë rezultat.

Se di me çfarë guximi del edhe thotë se nëse votoni kandidatët e opozitës do të mbeteni në mëshirë të fatit. Ky është një kryeministër për të gjithë shqiptarët apo vetëm për ata që e votojnë. Përqindja e ulët nuk ishte asgjë tjetër përveçse një presion i madh dhe frikë nga ana e qytetarëve se çfarë mund të bëjë. Ky e ka treguar se kur ka diçka në dorë bën keq. Për këto thirrje duhet të ketë një padi penale. E patolerueshme që kryeministri i vendit të dalë edhe të thotë se unë nuk do t’ju suportoj.”, tha Caka.

Ajo drejtoi gishtin gjithashtu edhe nga PD zyrtare duke e akuzuar se ka ndikuar në përçarjen e kësaj force politike.

“Kemi një frikësim dhe intimidim të jashtëzakonshëm të votuesve, kemi një përçarje të përllogaritur nga ana e Ramës dhe PD dhe nuk ishte e kotë lufta nëpër gjykata dhe KQZ, për të krijuar idenë e përçarjes e megjithatë më duhet ta pranoj se njerëzit kanë reaguar në masë ndaj koalicionit se vula ishte në dorën e shërbëtorëve të Ramës. Kemi një situatë të madhe shpopullimi, intimidimi, të blerjes së votës.

Duhet të merren të gjitha në analizë dhe veprimet të vijnë mënyrë proporcionale të arsyeve që e çuan situatën në këtë pikë.”, tha Caka.

 

Të fundit