Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja e PD në e 6 marsit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga funksionet partiake: Do jem vetëm deputet

Humbja e PD në e 6 marsit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga

Rezultati zhgenjyes i PD në zgjedhjet e 6 marsit ka sjellë debate dhe tension në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.

Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, duke thënë se do të vijojë të mbetet vetëm deputet i thjeshtë i PD.

"Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.

Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD", ka shkruar Gjekmarkaj pas doreheqjes.

Të fundit