Flash News

Ditari i Opozitës

"Hurmat nuk vrasin", të rinjtë e FRPD marshim-protestë: Duam drejtësi! Turp për Policinë e Shtetit! Lleshaj të dorëhiqet!

"Hurmat nuk vrasin", të rinjtë e FRPD marshim-protestë:
Ne foto: Të rinjtë e FRPD-së protestë pas vrasjes së Klodian Rashës

Të rinjtë e FRPD-së kanë zhvilluar sot një marshim-protestë duke kërkuar drejtësi për Klodian Reshën, të riun e vrarë dje me armë zjarri nga një efektiv policie.

Në marshimin e nisur nga Ministria e Brendshme drejtë Kryeministrisë të rinjtë e FRPD-së kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Lleshaj.

Sipas tyre, një ngjarje e tillë, makabre, është një turp i madh për Policinë e Shtetit, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe kryeministrin Rama. 

“Tashmë në perjudhën e pandemisë kanë filluar duke provokuar qytetarët përmes a akteve normative. Për të qenë më korrekt akti i mëparshëm normativ i ka përfunduar afati që më 2 dhjetor dhe këta shkojën dhe vrasin një qytetar në 9 dhjetor sepse tejkaloi fashën orare?!

Vrasin një të ri, bashkëmoshatarin tonë sepse kishte dy hurma në dorë. Cka do të thotë kjo?! Hurmat vrasin???

Është papërgjesgjshmeri dhe jo efikasitet i policisë së shtetit që të bëjë këto vrasje makabre vëtëm se kishte dalë nga fasha orare.

Turp ti vijë policisë së shtetit. Ne kërkojmë që Sandër Lleshi të jap dorëheqje.

Është një turp i madh për mirëditorët. Unë jam vetë mirëditor, por është një turp i madh që e kam bashkëpatriot. Jazëk iu qoftë! Turp ti vijë atij Ramës dhe Policisë së Shtetit”, ka thënë një nga të rinjët e FRPD-së.

“Ne protestojmë për dorëheqjen e menjëhershme të Sandër Lleshaj. Të vendoset drejtësia për këtë rast makabër. Është bërë tani që mos të dalim më me maska, por me antiplumb, që mos na vrasë Policia e Shtetit", është shrprehur një tjetër prej të rinjve.

Ndërkaq, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se ngjarja e djeshme është kriminale dhe se indinjata e qytetarëve është e qartë. Sipas Këlliçit, Rama ka ikur në Amerikë, ndërsa shqiptarët vdesin rrugëve.

“Rama ka ikur në Amerikë, ndërsa shqiptarët vdesin. Sandër Lleshaj është kriminel. Ai ka thënë se prapa sjelljes së policit është ai. Ky njeri që arrestoi artistët, ky plehrë, kush mban përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarin?

Kjo që ka ndodhur dje është kriminale. Të bëhemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kjo e keqe që na ka kapur për fyti duhet të mbarojë. Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë ministrit të Brendshëm dhe turp për kryeministrin, që nuk tha një fjalë për rastin”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit