Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidon në listat e PD, flet Robert Budina: Hyra në politikë për t’i shërbyer vendit, dua të ndryshoj gjërat

Kandidon në listat e PD, flet Robert Budina: Hyra në politikë

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, regjisori Robert Budina u shpreh se është futur në politikë për t’i ndryshuar gjërat dhe për t’i shërbyer vendit.

Robert Budina: Jemi përpjekur në rreth 1 vit që të komunikojmë me qeverinë për mos shembjen e Teatrit. Mbërritëm në protesta të përditshme, derisa nuk u dëgjua fare zëri ynë. Deri sa erdhëm në natën e 17 majit, ku u tentua që të na vrisnin.

Prandaj duhet të jemi aty për t’i ndryshuar gjërat. Unë jam një nga studentët e vitit 1990. Unë kam qenë ndër themeluesit e PD-së. Unë kam qenë për idenë që politikën ta bëjnë politikanët dhe artin artistët. Kultura është e lënë pas dore nga politika. Mendoj se kështu mund t’i shërbej vendit dhe t’i çliroj njerëzit nga ato kuçedrat që kanë.

Të fundit