Flash News

Ditari i Opozitës

Hysaj: Në cilin vend të Europës ndodh që policia të futet në parlament, a kanë sy ambasadat?

Hysaj: Në cilin vend të Europës ndodh që policia të

Anëtarja e Partisë Demokratike Jola Hysaj ka reaguar lidhur tensionet e sotme në Parlament dhe armën që efektivi i policisë i nxori deputetit Luan Bacci.

Në një reagim në Facebook, Hysaj shkruan se ndërkombëtarët, ambasadat e huaja në Shqipëri duhet të reagojnë për situatën para Parlamentit. Ajo shprehet se nuk është normale që të bësh terror ndaj qytetarëve që protestojnë për të dejtat e tyre.

“Në cilin vend të Europës ndodh që policia të futet në parlament?

Ky është Kapitulli i parë i nisjes së Negociatave për të qenë anëtarë të BE?

Kjo është  situatë pa precedent që forcat e ndërhyrjes së shpejtë te rrethojnë opozitën, a kanë sy AMBASADAT DHE NDËRKOMBËTARËT të shohin  çfarë  po ndodh  në Shqipëri?

Të ngresh dorë ndaj deputeteve të opozitës  për të mbyllur  gojën?

Të kërcënosh me armë në ambientin e punës se je opozitarë?

Të bësh terror ndaj qytetarëve dhe deputetëve se protestojnë  për të drejtat e tyre?

Në çfarë Republike po jetojmë?”, shprehet Hysaj.

Të fundit