Flash News

Ditari i Opozitës

Hysaj: Në primare ka pasur përfaqësues nga diaspora

Hysaj: Në primare ka pasur përfaqësues nga diaspora

Jola Hysaj, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, foli për procesin e Primareve që u zhvillua të shtunën.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hysaj tha se pjesëmarrës të primareve kanë qenë dhe përfaqësues nga diaspora.

“Në primare ka pasur përfaqësues nga diaspora, edhe diaspora është futur brenda primareve të PD. Në momentin që na kanë ardhur të gjithë kandidaturat, kanë qenë dhe përfaqësuesit e diasporës. Po të marrim rastin e Durësit, ne kemi pasur 2-3 përfaqësues të diasporës.

Edhe Skënder Dika me 275 vota, vjen nga Italia, ka qeenë deputet dhe vjen nga diaspora si kandidaturë. Ka dhe të tjerë brenda qarkut të Durësit që vijnë nga diaspora dhe për këtë lloj arsye mendoj që të gjitha qarqet kanë pasur. I kemi lënë mundësinë kujtdo që ka dashur të jetë pjesë e primareve”, tha Hysaj.

Të fundit