Flash News

Ditari i Opozitës

Hysaj: Nuk do të ketë negociata me Basha-Alibeaj, do hyjmë në zgjedhje si koalicion

Hysaj: Nuk do të ketë negociata me Basha-Alibeaj, do hyjmë

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë PD, Jola Hysaj, ka thënë e prerë se nuk do të ketë një koalicion as me Bashën dhe as me Alibeajn.

Në një lidhje direkte për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Hysaj tha se  PD do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit si një koalicio, por jo me fraksionin Basha-Alibeaj. Hysaj tha se mirëpresin çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike është e vendosur, është një e vetme, do shkojë në zgjedhje dhe Këshilli Kombëtar miratori atë çfarë është komunikuar dhe diskutuar më herët në të gjitha forumet, por duke qenë se është më i lartë forumi i Partisë Demokratike, ai miratoi faktin se jo vetëm do shkojmë në zgjedhje por që do shkojmë si koalicion.

Pjesa e negocimit... ne jemi munduar të negociojmë që në fazën A dhe në fazën A nuk ndryshoi asgjë , as në momentin që flasim. Ne mirëpresim çdo demokrat, çdo demokrat në gjithë Shqipërinë mund t’i atashohet Partisë Demokratike në momentin që ne flasim. Ama ne nuk përjashtojmë askënd, ne njohim fraksionet. Se çfarë ndodh... në Kuvendin e datës 11 dhjetor ne e kemi miratuar faktin e egzistencës së fraksioneve brenda PD ama kur flasim për zotin Alibeaj dhe Basha që janë marrë peng nga Rama, dhe tentuan që të marrin  deri më sot PD, në këtë lloj momenti nuk ka kthim pas. Ne nuk kthehemi në kohën e zotit Rama kur kishte përjashtime me Këshillin Kombëtar, në këtë moment nuk bëjmë përjashtime por nuk është e logjikshme që këta njerëz, pasi bënë çfarë bënë me PD-në, të rikthehen përsëri”, u shpreh Hysaj.

Të fundit