Flash News
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Hysni Sharra: Vlorës do t’i kthejmë dinjitetin dhe dinjiteti i saj fillon me Sheshin e Flamurit!
Kandidati i koalicionit opozitar për Vlorën, Hysni Sharra tha se këtij qyteti do i kthehet dinjiteti pas 14 majit me fitoren e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij në çeljen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ai tha se në takimet me qytetarët kuptohej se varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq.
“Unë jam Hysni Sharra, jam i zgjedhur nga një proces model siç ishte ai i primareve.Jam i lindur dhe rritur në Vlorë dhe ndryshe nga të deleguarit, i njoh mirë problemet. Ndaj përparësia ime do jetë turizmi dhe infrastruktura.
"Furnizimi me ujë do jetë primar. Më vjen turp që përballë qytetarëve të dalim me propozime që do keni ujë të pijshëm. Vlora për të majtët mbaron te tuneli. Terminali i autobusëve do jetë prioritet i imi."
"Në takimet me qytetarët e kupton se varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq në një vend të bekuar nga perëndia.
Gjeja e parë që do bëjmë me Vlorën do jetë rikthimi i dinjitetit dhe dinjiteti fillon me Sheshin e Flamurit.
Vlorës do i dalim zot, Shqipërisë do i dalim zot,” tha Sharra.