Flash News

Ditari i Opozitës

I 26-ti në listën e PD/ Ish-kapiteni i Tiranës flet për kandidimin për deputet: Ka ardhur koha që politika të ketë njerëz normalë

I 26-ti në listën e PD/ Ish-kapiteni i Tiranës flet për

Ish-kapiteni i ekipit të Tiranës Gentian Muça ka folur për kandidimin për deputet me Partinë Demokratike. I renditur i 26-ti në listën e PD-së për Qarkun e Tiranës, Muça tregon se gjithçka ka ardhur natyrshëm, duke u propozuar fillimisht nga banorët e lagjes.

Muça shprehet se ka ardhur koha që politika të ketë në gjirin e saj njerëz normalë dhe te politika ai mund të përcjellë frymën e bashkëpunimit dhe po ashtu “Fair-Play”.

“Nisi nga një propozim nga banorët e lagjes, nga ai propozim dhe deri ku jemi tani kaluan disa faza të cilat erdhën natyrshëm. Kalimi i raundeve të mëparshme të votimeve deri në kandidimin për deputet ku jemi sot u prit me entuziazëm nga ata që më kishin propozuar. Tani jemi përballë një fakti dhe një pune shumë të madhe. Miqtë dhe të afërmit në fillim u befasuan pasi unë vazhdoj të jem i angazhuar në sport, jam nga një fushë tjetër. Ata kanë pritshmëritë e tyre dhe presin si do të jetë fundi i kësaj historie, por ju kam thënë që do ju befasoj. Me probematikat që po kalojmë kohët e fundit ka ardhur momenti që politika të ketë në gjirin e saj njerëz normal, duke qenë se jam nga fusha e sportit mund të përcjell frymën e bashkëpunimit dhe po ashtu “Fair-Play” që nuk njihet në politikë"- u shpreh Gentina Muça për News24

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00