Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi amerikan në Venezuelë, Berisha: Shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre

Sulmi amerikan në Venezuelë, Berisha: Shqiptarët të ngrihen

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke e cilësuar sulmin amerikan si një sinjal të fortë me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë, sipas tij, “narko-diktatorët” në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se këto ngjarje ndërkombëtare nuk janë të izoluara dhe se ndikimi i tyre shtrihet edhe në vende të tjera ku, sipas opozitës, pushteti është i lidhur me krimin e organizuar.

“Pa asnjë diskutim që do të ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë. Por kjo kërkon mbi të gjitha, për të pasur efektin e plotë, që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre,” u shpreh Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se reagimi i qytetarëve është vendimtar dhe bëri thirrje për ngritje të fortë të zërit kundër qeverisjes aktuale, duke shprehur bindjen se nëse opozita mbështetet nga qytetarët, ajo do të ketë edhe përkrahje të plotë ndërkombëtare.

“Jam i bindur se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e plotë për opozitën shqiptare, nëse shqiptarët reagojnë dhe qëndrojnë kundër këtij regjimi,” përfundoi Berisha.

 

Të fundit