Flash News

Ditari i Opozitës

PD e ndarë në Ditën e Rinisë, Murrizi tregon pse iu bashkua aktivitetit të Berishës

PD e ndarë në Ditën e Rinisë, Murrizi tregon pse iu bashkua

Ish deputeti Myslim Murrizi ishte një nga figurat e PD që iu bashkua sot në ditën e Rinisë aktivitetit të mbajtur në Qytet Studenti dhe zhvilloi homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur në emisionin Zona Zero në Top Neës se a është ky një afrim me Berishë, ish-deputeti nuk pati një përgjigje  të qartë, por theksoi se po të ishte delegat do t’i bashkohej Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri.

Isha sot aty në respekt të 31 viteve më parë. Isha aty në respekt të vetes. 8 dhjetori nuk i përket as Lulzim Bashës dhe as Sali Berishës.

 Nëse nuk do kishim mbështetjen e mijëra, qytetarëve studentët e lëvizjes së dhjetorit mund të përfundonin tek Mali me Gropa.

Do shkoj sa të jem gjallë në aktivitetin e 8 dhjetorit. Afrim me Berishën? Nëse do të isha delegat i Kuvendit të PD, por nuk jam sepse jam i përjashtuar, do shkoja në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ta marrin si të duan”, tha Murrizi.

Nga ana tjetër, pjesa zyrtare e PD, mbajti një aktivitet paralel për 8 dhjetorin në ambientet e Ar Turbinës

 

Të fundit