Flash News

Ditari i Opozitës

“I bashkon lufta me Ramën”, Salianji: Pas 24 korrikut do ketë një bashkëpunim Berisha-Meta, nuk e shmangim dot

“I bashkon lufta me Ramën”, Salianji: Pas 24 korrikut do

Deputeti i PD, Ervin Salianji e cilëson si ta pashmangshëm bashkëpunimin mes kreut të PD, Sali Berisha dhe Ilir Metës pas 24 korrikut, kur edhe i mbaron mandati i presidentit.

I ftuar në Report tv, Salianji thotë se fronti opozitar përfshin të gjithë njerëzit që edhe pse mund të kenë përplasje ideologjish, i bashkon lufta me Edi Ramën që kontrollon sot të gjithë pushtetet

“Ajo që na bashkon të gjithëve është pa dyshim beteja me qeverinë. Foto në fjalë është shpërfaqja publike e një aleance të dy njerëzve që edhe janë luftuar shumë, por edhe kanë bashkëpunuar shumë për interesa të përbashkëta siç është edhe largimi i Edi Ramës.

E shoh si një realitet që pas 24 korrikut do të ketë një bashkëpunim mes Berishës dhe Metës dhe nuk e shmangim dot. Mendoj se Berisha do ta kishte shume të vështirë për t’u paraqitur si alternativë konkurruese nëse nuk afron rreth vetes disa figura apo njerëz të terrenit.

Fronti opozitar përfshin të gjithë njerëzit që edhe pse mund të kenë përplasje ideologjish, i bashkon lufta me Edi Ramën që kontrollon sot të gjithë pushtetet. Në këtë situatë fronti opozitar është i domosdoshëm, por nga e thëna në të bërë do punë”, tha Salianji.

Të fundit