Flash News

Ditari i Opozitës

"I çmendur nga babëzia", Berisha: Tuneli i Llogarasë, investim prej 45 mijë euro për banorë

"I çmendur nga babëzia", Berisha: Tuneli i Llogarasë,

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pasi sot është hapur për qarkullim Tuneli i Llogarasë.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se ky investim i qeverisë shkon 45 mijë euro për banorë.
Berisha: Çdo ditë që kalon del në pah me të gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.
Të dashur miq, çdo ditë që kalon del në pah me gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.
Të dashur miq, çdo kilometër rrugë e ndërtuar është për t’u përshëndetur, por kurrë monumentet e krimit ekonomik dhe korrupsionit si këto që ndërton Edi Rama për klientelën e tij.
Sot, qeveria pasi i vuri flakën pylli të pishave në Qafën e Llogarasë, inauguroi tunelin, i cili po të marrësh banorët e Bregut, në maksimum 4 mijë frymë, shkon një investim prej 45 mijë euro për banorë.
Në qoftë se shton këtu 10-11 mijë turistë, përsëri investimi shkon 12 mijë euro për turist dhe banorë.
Nuk ka vjedhje më të madhe, nuk ka shpërdorim më të madh, nuk ka korrupsion të tillë në Europë dhe në botë.
Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia.
Të ndërtosh një tunel ku i detyrohesh të investosh 12 mijë euro për turist dhe banor në kulmin e turizmit, do të thotë të jesh i çmendur pas vjedhjeve. Do të thotë të kenë blerë pronarët e hoteleve me miliona e miliona euro.
T’i vësh flakën pyllit të Llogarasë për të tymosur krimin e shëmtuar, je dy herë kriminelë.

Të fundit