Flash News

Ditari i Opozitës

I dehur në Kuvend? Paloka sqaron incidentin dhe tregon çfarë i tha Ramës në parlament

I dehur në Kuvend? Paloka sqaron incidentin dhe tregon çfarë i

Deputeti i PD, Edi Paloka ka sqaruar incidentin gjatë votimit të buxhetit 2023 në Kuvend si.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc, Paloka e cilësoi përplasjen me kryeministrin si një taktikë të mirëmenduar që sipas tij, Rama e përdor sa herë që në Parlament duhen votuar projektligje me rëndësi apo “të dyshimta.”

 “Kjo e sotmja ishte vazhdim i asaj që ndodhi dje. Sot ndodhi e njëjta gjë, edhe pse nuk ishin kamerat, kur po votohej, unë dhe Leskaj hymë në sallë. Nikolla ndërpreu seancën, mund të ketë pasur arsyet e veta. Ky zotëria do të provokojë.

 Filloi me Bujarin pastaj ne i dhamë reston jo vetëm për sot por për gjithçka sa tha dje dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ndaj shqiptarëve. Ka 8-9 vite që fyen shqiptarët në përgjithësi”, tha Paloka.

Paloka ndërsa e mohoi edhe një herë që të ketë qenë në gjendje të dehur në Parlament tregoi se ndaj kryeministrit përdori të njëjtat fraza që ai përdori një ditë më parë në seancë plenare.

“I thashë je bedel, je i pafe, i pa atdhe, je gjel plehu në Surel, i thashë je miza në b*thën e kalit…Me Ramën, nuk e di a ka më fjalë që mund t’i thuhen për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Nuk e kishim planifikuar”, tha ai.

 

Të fundit