Flash News

Ditari i Opozitës

I doli në krah, Nishani: Nëse do të ketë një provë, jam i pari që distancohem nga Berisha

I doli në krah, Nishani: Nëse do të ketë një

Nëse do të ketë një provë, do jem i pari që do distancohem nga Berisha. Kështu u shprej ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ka dalë në mbështetje të aksionit politik të nisur nga ish-kryeministri Berisha.

Ai tha për “ABC Live” se skenari i kryedemokratit Lulzim Basha nuk përbën risi, ndërsa shprehu besim tek interesi i shumicës së demokratëve.

"Demokratët dhe shqiptarët kanë tetë vite që e kanë parë skenarin e Lulzim Bashës. Është i njohur. Skenari i Lulzim Bashës nuk përbën asnjë risi dhe nuk presim të kemi surpriza. Unë kam besim te interesi i shumicës dërrmuese të demokratëve.

Basha mund të jetë komod në opozitë. Por janë 620 mijë njerëz që votuan Partinë Demokratike. Nëse do të ketë një provë do jem i pari që do distancohem nga zoti Berisha. Unë kam qenë pranë tij dhe nuk kam parë asnjë provë. Ambasadorja tha dje që ajo përfaqëson interesat e shtetit të saj, tha Nishani.

Ky i fundit deklaroi se PD ka vetën dy alternativa të ringrihet ose të degradohet. Nishani, ish-sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata, ish-deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albnia Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi ishin dje në takimin e Berishës me bazën në Tiranë.

 

Të fundit