Flash News

Ditari i Opozitës

I druheni përjashtimit? Spaho: Nga shoqata Basha-Gaz Bardhi po, por jo nga PD. Kjo është biseda e fundit me kryetarin

I druheni përjashtimit? Spaho: Nga shoqata Basha-Gaz Bardhi po, por jo nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho foli për përplasjet në PD. Ai u shpreh se sjellja e Bashës ngjason me një mendësi diktature pavarësisht se hiqet si Perëndimor.

Deputeti foli dhe për përjashtimet nga PD të kritikëve të Bashës, ndërsa mohoi se i frikësohej këtij fati. Spaho tha për “Breaking” se mund të përjashtohet nga "shoqata Basha-Gaz Bardhi", por jo nga PD, duke theksuar se ka shumë kontribute në parti.

"Partia Demokratike, dhe nga emri që ka duhet t’i bashkojë të gjithë. Duhet të ketë liri fjalë e veprimi. Kjo mendësi për të përjashtuar të gjithë ata që janë kundër mendimeve të tij, janë të periudhës së diktaturës. Më i avancuar në mendime del që është Berisha, se sa Basha që hiqet si perëndimor. Nuk trembemi nga këto mesazhe.

Absolutisht jo. Ata mund të më përjashtojnë mua nga shoqata Basha-Gaz Bardhi, por jo nga PD, se kemi kontribute të mëdha në PD. Duhet të shpërthejmë këtë bunkerizim, dhe të krijojmë një parti të aftë siç ka qenë. Edhe Basha ka vendin e tij në PD, të vazhdojë të kontribuojë. Por kryesia nuk e do si kryetar për shkak të gabimeve dhe humbjes së 4 palë zgjedhjeve", tha Spaho.

Ky i fundit tha se për herë të fundit ka komunikuar me kryedemokratin në muajin gusht, kur refuzoi një funksion që iu ofrua Basha.

 

Të fundit