Flash News

Ditari i Opozitës

I druhet një votëbesimi nga demokratët në 11 dhjetor? Basha: S’ka një PD këtu dhe një PD ku t’i teket dikujt tjetër

I druhet një votëbesimi nga demokratët në 11 dhjetor? Basha:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur se Kuvendi i vërtetë i PD do të mbahet në 18 dhjetor dhe jo ai në 11 dhjetor i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

I pyetur në një intervistë për ABC nëse do ta konsideronte një votëbesim ndaj tij nga demokratët që do të mblidhen në 11 dhjetor, Basha tha se nuk ka parti paralele dhe se PD ekziston në bazë të rregullave të statutit.

“PD ekziston në bazë të rregullave. Nuk ka parti paralele, një PD këtu dhe një PD ku t’i teket dikujt tjetër. Nuk ka statute apo Kuvende paralele. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me 11 Dhjetor se PD e ka Kuvendin me 18 Dhjetor.

Strukturat e PD kanë qenë gati duke pritur dorëzimin e kërkesave. Nuk ka ndodhur. Dhe për t’iu përgjigjur interesit qoftë edhe të 5 demokratëve se nuk e dimë sa janë se janë të mbyllur në kasafortë, vendosëm thirrjen e Kuvendit me 18 Dhjetor.

Vij sot nga takime me dhjetëra demokratë që i kam të përditshme. Unë konsideroj edhe zërin e një demokrati të vetëm. E rëndësishme është të kuptohet që vullneti politik i demokratëve kanalizohet përmes statutit nga vota e tyre. Kjo ka ndodhur sa herë kemi pasur Kuvende dhe do të ndodhë edhe më 18 Dhjetor”, tha Basha.

 

 


 

Të fundit