Flash News

Ditari i Opozitës

I dyti në listën e PD, Agron Gjekmarkaj flet për kandidimin si deputet: Më bindi Edi Rama, është propozim jo i hershëm

I dyti në listën e PD, Agron Gjekmarkaj flet për kandidimin si
Agron Gjekmarkaj, analist, kandidat per deputet i PD, Lezhe

Analisti dhe pedagogu i njohur Agron Gjekmarkaj ka folur për herë të parë mbi kandidimin e tij si deputet në listat e PD.

Ai është renditur i dyti pas Mark Markut në qarkun e Lezhës, ndërsa është cilësuar edhe surpriza e listave të PD.

I ftuar në emisionin “FrontLine” në “News24”, Gjekmarkaj tregoi se ftesa për të kandiduar si deputet i erdhi nga kreu i PD Lulzim Basha, por arsye që e ka pranuar sipas tij është kryeministri Edi Rama.

Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës”, thotë Gjekmarkaj.

Pjesë nga intervista:

Më mirë nga studio e lajmeve si analist apo deputet?
Gjekmarkaj: Janë etapa të ndryshme, i shoh si vazhdim. Rrëshqitja ime në politikë është analiza politike

Kush ua komunikoi?
Gjekmarkaj: Basha, e falënderova Bashën, e pranova me kënaqësi.

Sa kohë keni që jeni në dijeni?
Gjekmarkaj: Ky është një diskutim tavoline, nuk ka rëndësi.

Interes ka, është i minutës së fundit?
Gjekmarkaj: Është një propozim jo shumë i hershëm, por në kohën e duhur.

Çfarë ju bindi?
Gjekmarkaj: Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës.

Duke bërë një bilanc, ju e keni zgjedhur me bindjen e plotë për të qenë në foltore, pasi dhe ju i
keni kritikuar shpesh deputetët?

Gjekmarkaj: Nuk do të jem si deputetët që kam kritikuar, nuk do e kem qëllim në vetvete kritikën, por nuk do i shmangem kur duhet me e bërë. Nuk do të më shikosh në pozicionin e njeriut qesharak, që të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës së kuqe.

Ju jeni në Lezhë, e zgjodhët vetë?

Gjekmarkaj: Unë skam bëre asnjë kërkesë, më ka ardhur e tillë nga Basha. Kam menduar të hy nr. 2 në listën e Lezhës, ofertë që e kam pranuar.

Të fundit