Flash News


Ditari i Opozitës

Krimi elektoral, Alimehmeti : Nëse nuk ka zgjedhje të lira, nuk ka shtet normal

Krimi elektoral, Alimehmeti : Nëse nuk ka zgjedhje të lira, nuk ka

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me hetimin e krimit elektoral në Shqipëri.

I ftuar në News 24, Alimehmeti, i cili është dhe një nga kandidatët më të votuar të PD në qarkun e Tiranës, theksoi se demokracia në vend është në rrezik nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur programin më të mirë në vend, por kjo nuk ka mjaftuar për të sjellë ndryshimin për shkak të problemeve serioze në procesin zgjedhor.

"PD ka pasur programin më të mirë në Shqipëri. Krimi elektoral në vend nuk hetohet. Pasi vdes pacienti, shfaqet mjeku. Drejtësia duhet të jetë efektive dhe në kohë të shpejtë. Janë dëbuar 1 milionë shqiptarë nga vendi në 12 vite. Kapet ajo hallka e fundit, ndonjë numërues a komisioner. Shqipëria 2025 nuk është ajo që dua unë. Kombi shqiptar po shuhet. Ne të gjithë luftuam për Partinë Demokratike. Nëse nuk ka zgjedhje të lira, nuk ka shtet normal.", u shpreh Alimehmeti. 

Të fundit