Flash News

Ditari i Opozitës

“I futi thikën në Strasburg”, Berisha: KiE të anëtarësojë Kosovën, të mos dëgjojë retorikën e Ramës

“I futi thikën në Strasburg”, Berisha: KiE të

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit të Europës, që ishte me tone të ashpra dhe kritika ndaj ndërkombëtarëve.

Berisha e dënon fjalimin e Ramës, ndërsa shton se me atë gjuhë, kreu i qeverisë shqiptare i futi thikën Kosovës e Shqipërisë. Ai e krahëson Ramën me autokratët.

“Sot jam para jush për të denoncuar me forcën më të madhe, fjalimin antishqiptar të Edi Ramës në Strasburg, thikat pas shpine që ky armik i egër i kombit shqiptar, i futi kombit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot, mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Euroëps, dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve, fyerjeve dhe sharjeve që lëshoi, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ishte aty kryeministër i një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe NATO-s.

Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Por ndodhi për herë të parë me kryeministrin e të parit dhe të vetmit narko-shtet në Europë”, u shpreh kryedemokrati.

Ky i fundit thekson se Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar.

“Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin Kosovar”, thekson Berisha.

Kreu i demokratëve nënvizon se kjo goditje vjen teksa Kosova ka nevojë për lobim pozitiv. Berisha i bën thirrje Këshillit të Europës të anëtarësojë Kosovën dhe të mos marrë parasysh retorikën e Ramës.

“I bëj thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet.

Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës”, shton Berisha.

Të fundit