Flash News

Ditari i Opozitës

I hodhën spray në sy, Berisha: Akt i shëmtuar, por vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve

I hodhën spray në sy, Berisha: Akt i shëmtuar, por vetëm sa

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha u ndal edhe te incidenti i raportuar gjatë protestës, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas tij, ‘rrit vendosmërinë e qytetarëve për të vazhduar betejën paqësore’.

Berisha paralajmëroi se aksionet opozitare do të vijojnë dhe se shumë shpejt do të njoftohet protesta e radhës, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet largimi i qeverisë aktuale nga pushteti.
Sali Berisha: Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësore për ta hedhur sa më shpejt në Lanë atë dhe regjimin e tij.
Ne jemi në një betejë dhe në këtë betejë ne nuk kemi të ndaluar.
Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen.

Të fundit