Flash News

Ditari i Opozitës

Dhunimi i avokatit, Boçi: Ngjarja ka prapavijë politike

Dhunimi i avokatit, Boçi: Ngjarja ka prapavijë politike

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi e cilëson dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi me prapavijë dhe frymëzim politik.

I ftuar në Ora News. ai tha se ka edhe një mospërputhje në mënyrën se si është vepruar

BoçiNgjarja ka prapavijë politike dhe frymëzim politik.

Ka një mospërputhje në mënyrën se si është vepruar.

Drejtori i policisë jashtë detyrës së tij institucionale është përpjekur të marrë edhe funksionin e prokurorit duke përcaktuar edhe motivet e goditjes.

Shpresoj që të mos jetë si në rastin e Gerti Shella, në momentin kur goditi Sali Berishën ku u tha nga policia se motivacioni i tij ka qenë se ka pasur inat me vitin 97.

Çdo skenar ka perfeksionin e tij, që ai të duket sa më natyral.

Çështja ishte e fituar, ku është mospërputhja?

Përderisa ishte e fituar duket si një mungesë motivimi për të goditur avokatin.

Një kërcënim nuk bëhet me katër persona.

Nuk bëhet as me leva hekuri.

Të fundit