Flash News

Ditari i Opozitës

Dhunimi i avokatit Mëngjesi, reagon Jamarbëll Malltezi: Përdorim i krimit për pushtet nga Rama

Dhunimi i avokatit Mëngjesi, reagon Jamarbëll Malltezi: Përdorim

Jamarbëll Malltezi ka reaguar për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Në një postim në facebook, ai është shprehur se Edi Rama tani po përdor banditët e organizuar pasi keqpërdori bandën e SPAK dhe e ktheu në letër higjenike.

Postimi: 

Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar.

Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

Të fundit