Flash News

Ditari i Opozitës

"I ka pasur të gjitha”, Këlliçi: Berisha në betejë jo për ambicie personale, as për pushtet

"I ka pasur të gjitha”, Këlliçi: Berisha në

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi sqaroi sërish se në rast fitoreje të PD-së, emri i kryeministrit të ri nuk është e sigurt që do të jetë Sali Berisha.

I ftuar në News24, ai tha se kryeministri i dalë ngaPD do të përcaktohet përmes një referendumi brenda partisë.

“Berisha e ka thënë që prej një viti se nëse PD fiton, do të ketë referendum për të zgjedhur kryeministrin. Ai e mban fjalën,” u shpreh Këlliçi, duke theksuar se beteja politike nuk është për pushtet personal, por për të rikthyer demokracinë dhe shpresën tek qytetarët.

“Berisha e ka thënë se do ketë referendum nëse PD fiton zgjedhjet. E ka thënë prej një viti. Berisha e mban fjalën. Fokusi është këtu. Nuk i ka hyrë kësaj gare Berisha dhe PD për pushtetin personal të kujtdo, qoftë edhe Sali Berishës. Është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare sot. Ka qenë president kryeministër, kryetar i opozitës.

Sali Berisha e ka vullnetin, po e tregon çdo ditë, është aktiv në disa mitingje brenda ditësh, në dhjetëra takime me qytetarë, konferenca ndërkombëtare, takime me të huaj, intervista. Berisha nuk ka hyrë në betejë për ambicie për ambicie, personale, as për karrige as për pushtet. I ka pasur të gjitha”, tha Këlliçi.

Të fundit